SPAK Kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin…

Share your love

Në GJKKO jepet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

SPAK kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj për Fredi Belerin. Kërkohen 2 vite burg për Pandeli Kokaveshin dhe dënimi të pezullohet ne 4 vite shërbim prove

Seanca radhes ne 28 shkurt ora 14.30

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Share your love