“Stop drogës, alkoolit, duhanit dhe rrjeteve sociale”, gjimnazistët e Shkodrës prezantojnë projektin ndërgjegjësues për të rinjtë…

Gjimnazet  jopublike të Shkodrës “Pjetër  Meshkalla” dhe “Haxhia Sheh Shamia” u bënë bashkë në prezantimin e projektit  “Të rinjtë përballë, alkoolit, duhanit dhe rrjeteve sociale”. Projekti ka në fokus rininë shkollore që të angazhohen në një nisëm të re kundër këtyre fenomeneve. Drejtorja e ZVA Shkodër Brisela Kadija tha se në gjimnaze po implementohet tashmë paketa e sigurisë, duke zgjeruar kështu perimetrin duke lufutar shitjen dhe konsumimimin e substancave narkotike në shkolla.

Nxënësit e gjimnazeve, iniciatorë të këtij projekti, këshillojnë bashkësmoshtarët e tyre që të distancohen nga këto fenomene negative sociale.

Aktiviteti  u organizua në kuadrin e “Projektit Qytetar 2023-2024”, i cili implementohet nga Instituti për Demokraci dhe ndërmjetësim me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.