“Studenti” kampion me U-18 në boks/ Vllaznia humb titullin vetëm me vendet e dyta…

Share your love

Studenti është ekipi kampion i boksit për kategorinë U-18, aktivitet ky i zhvilluar për tre ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.

Një trofe që universitarët e marrin përmes një rivaliteti të fortë me ekipin e Vllaznisë, ku në mbyllje ishin me pikë të barabarta, por vendosen vendet e dyta,  ku Studenti kishte më shumë sesa Vllaznia.

Më të spikaturit në ekipin e Vllaznisë ishin pesë kampionët kombëtarë individual: Ergys Uruçi, Tonin Prela, Arvjos Kroj, Renato Gurra, Dario Gjetaj. Ndër to, Prela dhe Gurra u shpallën respektivisht, bokieri më luftarak dhe më teknik i kampionatit, ndërkohë që me diplomë u nderua edhe trajneri i Vllaznisë, Lazarin Vila, si më i miri i kampionatit.

Share your love