Suapr.Com, njihuni me revolucionin në Arsimin Shqiptare. Epoka e re e Mësimit përmes Inteligjencës Artificiale…

Suapr.Com, njihuni me revolucionin në Arsimin Shqiptar Suapr.com: Epoka e re e Mësimit përmes Inteligjencës Artificiale. Në një hap të rëndësishëm për arsimin në Shqipëri.

Suapr. u lançua zyrtarisht më 25 Mars 2024. Brenda javës së parë pas lançimit, platforma inovative arsimore Suapr.com, regjistroi mbi 128 mijë kërkesa (requests), duke theksuar nevojën e lartë dhe ndikimin e menjëhershëm të këtij shërbimi revolucionar në arsimin shqiptar. Geart Ferhati, Themeluesi i Suapr.com dhe njëkohësisht nxënës në gjimnazin “Sami Frasheri”, Tiranë, shprehet se: “Me Suapr, ne synojmë të ofrojmë nje menyre te re ne mesim-nxënie, duke perdorur mjetet e ofruara nga AI. Për ne, është më shumë se thjesht një platformë; është një revolucion në ofrimin e arsimit cilësor dhe të personalizuar për çdo nxënës.

SuaprAI Chatbot eshte i integruar në çdo ushtrim dhe i lejon përdorusëve te praktikohen me ushtrime të personalizuara në bazë të kërkesave të tyre. Po punojmë me përkushtim për të zhvilluar teknologjitë e reja AI që mundësojnë krijimin e avatarëve të personalizuar nga fotografitë në kohë reale dhe testet e shënimet të gjeneruara nga SuaprAI.”

Suapr.com është platforma e parë në Shqipëri dhe Europë e cila integron teknologjine AI në arsim. Kjo e bën shqipërinë pararojë të zhvillimeve teknologjike jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Suapr ofron një spektër të gjerë të mjeteve dhe burimeve arsimore, të personalizuara për të përmbushur nevojat dhe stilin e mësimit të çdo nxënësi. Në zemrën e qasjes së Suapr është metodologjia e saj e orientuar nga zgjidhjet, duke ofruar shpjegime të plota dhe të detajuara për çdo ushtrim, duke bërë mësimin më interaktiv dhe tërheqës përmes shpjegimeve me zë dhe avatarëve të personalizuar.

Suapr është i thjeshtë për t’u përdorur, duke u lejuar nxënësve të navigojnë me lehtësi midis lëndëve të ndryshme dhe materialeve mësimore, përfshirë mësimet video, ushtrimet e zgjidhura, shënimet dhe testet. Me një “bibliotekë” të pasur prej mbi 2000 ushtrimesh të zgjidhura në lëndë kyçe si Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, të gjitha të verifikuara për cilësinë nga mësues me mbi 25 vjet përvojë, Suapr siguron kuptimin e plotë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve për nxënësit. Përtej thjesht zgjidhjes së ushtrimeve, Suapr prezanton SuaprAI, një veçori të avancuar që ndihmon në shkrimin e eseve, duke e bërë një proces të shpejtë dhe efikas. Së bashku me Suapr Buddy, një asistent zanor dhe mik virtual, Suapr përmirëson përvojën e mësimit dhe ofron shpjegime të dëgjueshme dhe mësime interaktive përmes një avatari simpatik.

Ndërsa Suapr nis këtë udhëtim për të përmirësuar suksesin akademik dhe profesional të të rinjve shqiptarë, ne ftojmë të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që të integrojnë Suapr në rutinën e tyre të mësimit të përditshëm. Përjetoni të ardhmen e arsimit dhe bëhuni pjesë e një komuniteti që vlerëson inovacionin, cilësinë dhe suksesin. Për më shumë informacion rreth Suapr, vizitoni https://suapr.com