“Sundimi i ligjit”, arrestohet 49 vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim…

Pukë/Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.

Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.