Supergoli i Alivodës mposht Dinamon, Vllaznia kap vendin e dytë…

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme në javën e 25-të, teksa mposhti minimalisht Dinamon në “Niko Dovana”.

Një supergol i shënuar nga Alivoda në minutën e 28-të, i dha fitoren skuadrës shkodrane, që tashmë mban e vetme vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Dinamo mban vendin e pestë me 35 pikë.

Vlen të përmendet se skuadra dinamovite kishte raste të shumta për shënim, teksa në një rast u ndalën edhe nga tranversa.

Vllaznia vazhdon kështu serinë e rezultateve pozitive në kampionat dhe tashmë hedh sytë nga kreu i renditjes, që mbahet nga Egnatia me 6 pikë më shumë.