Superliga e volejbollit meshkuj/ Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund Skënderbeun në Shkodër…

Vllaznia e volejbollit për meshkuj ka lënë pas humbjen e pësuar  me Studentin me rezultatin 3 me 0, dhe po 3 me 0 ka fituar në ndeshjen e radhës, atë të luajtur mesditën ne sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj ekipit Skënderbeu. Pas ndeshjes, trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja, shprehet i kënaqur me paraqitjen e djemve të tij kuqeblu.

Në vijim, Kalaja flet edhe për oshilacionet e skuadrës, duke komentuar humbjen e ndeshjes së kaluar me Studentin.

Sa i përket merkatos, Kalaja thotë se projektet e ekipit të tyre janë afat gjata.

Ndeshjen e ardhshme, Vllaznia e volejbollit meshkuj do ta luajë po në Shkodër ndaj Erzenit të Shijakut.