Superliga volej meshkuj, Vllaznia, hap pozitiv drejt kalimit në fazën “Play Off”…

Ndonëse me shumë vështirësi, Vllaznia e volejbollit meshkuj ka arritur t’ia dalë për të mundur Studentin me rezultatin 3 me 2, ndeshje kjo për llogari të turit Para “Play Off”. Një fitore kjo me përmbysje, pasi në dy setet e parë, kuqeblutë zhgënjejnë duke u mundur 21-25 dhe 18-25, por më pas arrijnë të fitojnë tre sete radhazi, duke fituar të gjithë ndeshjen 3-2.

Sfida e dytë e Para “Play Off” luhet në kryeqytet, dhe trajneri Kalaja, thekson se Vllaznia shkon për fitore dhe kualifikim.

Nëse kuqeblutë fitojnë edhe në Tiranë kualifikohen direkt në gjysëmfinale. Në rast të kundërt, nëse ndeshjen e dytë E fiton Studenti, atëherë luhet një ndeshje e tretë përsëri në Shkodër.