Takim i zgjeruar me anetarët e Komitetit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër…

“Ne takimin e zgjeruar me anetaret e Komitetit te Mbrojtjes Civile te Qarkut dhe bashkite perkatese u informova mbi masat parandaluese, planifikuese dhe reaguese nga te gjitha drejtuesit e strukturave lokale te bashkive dhe institucionet ne nivel lokal dhe Qarku per miremenaxhimin e situatave te pritshme emergjente lokale nderkohe qe po vijon puna nga bashkite per hartimin e planeve lokale te emergjencave te stratetegjise lokale dhe te strategjise se zvogelimit te rriskut.

U evidentua nga bashkite se ne bashkepunim me Drejtorine e Unitjes se Kullimit, Lezhe jane marre masa mbrojtese dhe parandaluese ne te gjitha veprat ujore per pastrimin e kanaleve te para, dyta dhe treta, per forcimin e argjinaturave dhe garantimin e digave e dambave qe shtrihen ne te gjithe territorin e Bashkive/Qarkut.

Ne fund te takimit delegova detyra konkrete nepermjet Urdherit perkates dhe Planit te Masave per cdo bashki dhe institucion ku fokusi kryesor ishte perfundimi i tre dokumentave strategjiik dhe planeve per te gjitha bashkite”, shkruan Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni.