Tashmë është zyrtare, Spanja, Irlanda e Norvegjia njohin Palestinën! “Tërbohet” Izraeli…

Share your love

Irlanda zyrtarizoi sot njohjen e shtetit palestinez, ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë në një linjë me qeverinë spanjolle e atë norvegjeze.

Vendimi që tërboi Izraelin, e çon në mbi 140 numrin e vendeve anëtare të OKB-së nga 193 që janë gjithsej, të cilat e njohin Palestinën si shtet. Deri më tani, një shtet i vetëm i BE-së, Suedia, e kishte hedhur një hap të tillë 10 vjet më parë, ndërkohë që njohja nga disa vende ish-komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore – dikur nën ndikimin sovjetik – daton që përpara para anëtarësimit të tyre në klubin e Brukselit.

Norvegjia e përshëndeti njohjen e shtetësisë palestineze duke e ciëlsuar këtë të sotmen një ditë të veçantë ndërsa denoncoi mungesën e “angazhimit konstruktiv” të Izraelit për një zgjidhje me dy shtete. “ne kemi qenë ndër mbështetësit më të vendosur të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, deklaroi ministri i Jashtëm Espen Barth Eide.

Dita kur Norvegjia njeh zyrtarisht Palestinën si shtet është një ditë e veçantë për marrëdhëniet Norvegji-Palestinë”, shtoi ai. Në një lëvizje të koordinuar me Spanjën dhe Irlandën, Norvegjia e njoftoi që javën e kaluar se do ta njihte zyrtarisht shtetin e Palestinës duke filluar nga e marta. Izraeli nga ana e tij e përshkroi këtë lëvizje si një “shpërblim” për Hamasin mbi shtatë muaj nga sulmi vdekjeprurës i 7 tetorit.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, pohoi më herët se vendi i tij do ta njohë shtetësinë palestineze, duke përfshirë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij, por e theksoi nga ana tjetër se Spanja nuk do të njohë asnjë ndryshim të kufijve të përcaktuar më 1967, përveç rastit kur me këtë hap pajtohen të dyja palët.

Share your love