Të martën hidhet shorti i Conference League, këta mund të jenë kundërshtarët e Vllaznisë…

Share your love

Këtë të martë në orën 16:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i raundi të parë kualifikues të UEFA Europa Conference League, me skuadrat shqiptare që do të mësojnë kundërshtarët e këtij raundi.

Skuadra e Vllaznisë është pjesë e Grupit 4 të Conference league, teksa kundërshtarët e mundshëm me të cilët mund të bjerë në short janë:

FA Siauliai (Lituani)

NK Bravo (Slloveni)

FK Auda (Letonia)

FC UNA Strassen (Luksemburg)

Valur (Islandë).

Ndeshjet e këtij raundi të Conference League do të zhvillohen në datat 11 dhe 18 korrik, me datat dhe oraret e sakta që do publikohen nga UEFA më datë 21 qershor./ Super Sport

Share your love