Të rrezikuar nga përmbytjet/ Banorët e Bardhajve: Nuk janë pastruar dy kanalet kulluese

Gati një vit më parë disa familje në fshatin Bardhaj,  në bashkinë e Shkodrës u përmbytën si pasojë e mos pastrimit të kanaleve kulluese.

Uji dëmtoi disa banesa, avullitë e shtëpive dhe automjetet në oborret e banesave. Kur ka kaluar gjithë kjo kohë që nga ajo ditë përmbytjesh që kanë përjetuar këto familje, ende sipas tyre nuk është marrë asnjë masë. Banorët thonë se janë bërë disa pastrime sipërfaqësore, por jo siç duhet.

Pastrimi i kanaleve kulluese është i domosdoshëm për t’i paraprirë çdo situate të vështirë në stinën e reshjeve.