Një përson dërgohet i plagosur në spitalin e Shkodres…

Share your love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Rus pranë kopshtit Tom Ali Mhilli.

Burime për Realiteti Postë bëjnë me dije se një përson është dërguar i plagosur në spitalin e Shkodrës.

Dyshohet se përsoni në fjalë është plagosur me sende të forta, ndërkohë që policia po bën krehjen e zonës.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:40, në lagjen “Partizani”, dyshohet se gjatë një konflikti, është dëmtuar me sende të forta, në kokë, shtetasi Vladimir Bruçaj, 62 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share your love