Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një efektiv policie…

Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.