Tërhiqet SPAK, rrëzohet konfiskimi i pasurive të Altin Hajrit…

Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit. Mes tyre është edhe kompleksi “Golden” .

Gjykata vendosi pushimin e shqyrtimit të çështjes nr. 124 akti, datë 26.04.2021, për shkak se prokuroria ka hequr dorë nga ankimimi.

Edhe gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte rrëzuar kërkesën për konfiskim të pasurive dhe kishte hequr sekuestron që në muajin korrik të këtij viti.

 Por ky vendim ishte ankimuar nga SPAK. Ndërsa sot Gjykata e Posaçme e Apelit njofton se SPAK ka hequr dorë.

Operacioni i sekuestros së pronave të Altin Hajrit u bë me bujë në shkurt 2020.

Ekspertët kanë deklaruar se pronat janë të justifikuara.

Altin Hajri është dënuar me burg nga autoritet italiane të drejtësisë, me urdhër arrestin e datës 15 gusht 2015, për veprën  penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Aktualisht, ky shtetas është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, në funksion të hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës.

Policia deklaroi atëherë (3 shkurt 2020) se  sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të  elementit të urgjencës të parashikuar në Ligjin Special.