“Tetori rozë”, 40 mamografi në ditë/ Duda: Ndërgjegjësim i ulët nga gratë për t’u depistuar…

Prej 10 ditësh mamografia pranë spitalit rajonal Shkodër po punon me orar të zgjatur! Në kuadër të Tetorit rozë, muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit mamografia kryhët pa referim! Holta Duda, nëndrejtoreshë e spitalit rajonal Shkodër tregon se çdo ditë kryhen mesatarisht 40-50 mamografi

Ndërgjegjësimi i grave për t’ u depistuar është më i ulët krahasuar me një vit më parë.

Mamografia është falas në çdo muaji të vitit, i vetmi ndryshim në tetorin rozë është depistimi pa rekomandim të mjekut të familjes! Për shkak se poliklinika ndodhët në rikonstruksion, këtë tetor mamografitë bëhën pranë të vetmes pikë, spitalit rajonal Shkodër!