Tirana mbetet në dorë të Refik Halilit, Gjykata pezullon ankandin deri në shqyrtimin e çështjes në themel…

Klubi i Futbollit Tirana do të vijojë të mbetet në pronësi të Refik Halilit të paktën edhe për një periudhë kohë.

Kjo pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të pezullojë ankandin e thirrur nga përmbaruesi privat deri në shqyrtimin e çështjes me themel.

Pak ditë më parë Përmbaruesi hapi një ankand për të shitur 66% të aksioneve të Tiranës me lerë 1.5 milionë euro për shkak të një detyrimi që shoqëria “Halili” i ka Darlin Prezës, trashëgimtar i një testamenti ligjor.

Ky detyrim është konfirmuar edhe me dy vendime gjykate të shkallës së parë dhe të dytë në vitet 2015 dhe 2017.

“Detyrimin e palës së paditur shoqërisë “Halili” të paguajë në favor të paditësit Abedin Treza (Preza) shumën prej 1.541.835 euro si dhe detyrimin e palës së paditur të paguajë kamatat ligjore mbi këtë shumë nga data e paraqitjes së padisë dhe në vazhdim deri në datën e ekzekutimit të vendimit.

Në vendimin e ankandit thuhet se secili ofertues duhet të depozitojë garanci shumën prej 10% të çmimit fillestar, ndërkohë që ankandi është hapur në 18 prill dhe do të qëndrojë i hapur deri ditën e sotme.

Përveç 66% të aksioneve që janë në pronësi të biznesmenit Refik Halili, pjesa tjetër prej 34% është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Megjithëse ankandi ishte hapur deri në 22 prill, nuk pati asnjë të interesuar për të depozituar shumën 10% dhe më tej për të vijuar me procesin e blerjes së aksioneve.