Tjetër aksident me vdekje në ndërtim! 28-vjeçari bie nga lartësia e pallatit në Tiranë teksa punonte dhe humb jetën…

Share your love

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka humbur jetën teksa punonte në një pallat në ndërtim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”.

Sipas polici, 28-vjeçari A. F., ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në këtë pallat në ndërtim. Si pasojë e plagëve të marra ai ka humbur jetën.

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Ky është aksidenti i tretë me vdekje në punë që brenda muajit maj. 3 punonjës kanë humbur jetën tragjikisht në ndërtim, 28-vjeçari në Tiranë dhe dy punonjës të tjerë në Lezhë.

Rasti i parë u regjistrua mëngjesin e 9 majit 2024 në lezhë, ku një punëtor 28-vjeçari gjeti vdekjen pasi ra nga kati i nëntë i pallatit teksa po montonte vinçin dhe u shkëput. Nga verikimet rezultoi se i riu Emiliano Frroku punonte në të zezë dhe dy katet e fundit të pallatit po bëheshin pa dokumentacionin përkates. Në lidhje me ngjarjen policia shpalli në kërkim 3 përsona dhe një tjeter u proçedua penalisht në gjendje të lirë.

Dy ditë më vonë, konkretisht mesditen e 11 majit 2024 një tjeter aksident në punë i mori jetën një 50-vjeçari Preng Gjoni u godit në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga lartësia, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Kune. Për këtë rast Gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

Share your love