Tragjedia në Shkodër/ Karamuço: Policia gaboi, ngriti akuzë pa u gjetur trupi i Alma Arrazit. Gazetari: Hetimet janë fokusuar…

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se policia fillimisht gaboi në lidhje me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se policia ngriti akuzë për bashkëshortin e Almës, pa u gjetur ende trupi i saj. Karamuço shtoi se tanimë po hetohet roli i Erdgys Arrazit, në veprimin që ndërmori 39-vjeçarja me 3 fëmijët e saj.

Ndërsa gazetari Ervin Leka deklaroi se ende nuk ka ende një pasqyrim të saktë të dinamikës së ngjarjes. Sipas Lekës, policia është fokusuar kryesisht nga ngjarjet e mëparshme që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës, në raste kur persona hedhur nga ura e vjetër e Bunës.

Ervin Karamuço: Policia ka bërë një gabim. Ka ngritur akuzë pa gjetur trupin. Akuza është ngritur sikur fëmijët kanë bërë vetëvrasje, se babai i ka keqtrajtuar, nuk dinin si ta justifikonin dot. Me çfarë po mbahet në burg babai? Neni 99 i kodit penal të mban në burg edhe nëse ke debatuar 2-3 herë me bashkëshorten dhe mund ta kesh ofenduar, ti shkon deri në burg, dënohet 7 vjet se ajo ka zgjedhur të vrasë veten. Një orë përpara se gjykata të caktonte masën e sigurisë, u gjet trupi i gruas. Këto janë gjëra shumë të sforcuara. Dihet dhe është e provuar që nëna vrau fëmijët dhe pastaj vrau veten.. Problemi është qëllimi. A ka pasur torturë, presion psikologjk, roli i kunatës? Tani po flitet vetëm çfarë roli ka bashkëshorti që kjo nënë vrau fëmijët dhe veten. Policia ka vepruar drejt, por filimisht ka qenë e nxituar për ngritjen e asaj akuze. Mendohet që nëna ka inskenuar një lojë me fëmijët. Fëmija është hedhur bashkë me djalin.

Ervin Leka: Vijon të mos e ketë një panoramim të saktë të dinamikës së ngjarjes nga  policia e Shkodrës dhe Prokuroria që tashmë ka marrë në duar hetimet. Nga pamjet filmike, ajo kalon në urën e re. Ura e vjetër është rreth 300 metra më tutje. Pritet që të verifikohet pasi është gjetur një kukull, por edhe disa mbetje të pjesëve të tjera që kanë konsumuar fëmijët, dyshohet te këmba e urës së re, vendi nbrtyshon tashmë me daljen e videos. Sa i përket të parë, që është hedhur te ura e vjetër e Bunës, policia nuk ka pasur as dëshmitar, por edhe pamjet filmike që i kemi shfaqur, ata janë fokusuar kryesisht nga ngjarjet e mëparshme që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës, që janë hedhur nga ura e vjetër./abcnews.al