Tritoli në portën e shtëpisë së doganieres së Shkodrës, piste hetimi lidhja e të birit me bastet online! Zbardhet dëshmia…

Share your love

Policia e Shkodrës, dyshon se shkak i tritolit ndaj banesës së 62 vjeçares Frida Sala punonjëse e doganës i vendosur një ditë më parë në Shkodër, mund të jenë bastet online. Kjo është pista kryesore e hetimit nga ana e grupit hetimor të policisë së Shkodrës.

Një ditë më parë, Frida Sala dhe Dori Sala janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës ku kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt”- mësohet të ketë thënë djali i 62 vjeçares në policinë e Shkodrës.

Megjithatë grupi hetimor ka përjashtuar pistën për shkak të detyrës së 62 vjeçares e cila punon pranë peshores në doganën e Hanit të Hotit, duke u përqendruar tek aktiviteti i të biri, i cili dyshohet se nëpërmjet kompanisë së internetit mund të jetë përfshirë në mirëmbajtjen e serverave online të kompanive të basteve çka mund të jetë edhe shkaku i vendosjes së tritolit pranë banesës së tyre një ditë më parë në orët e para të mëngjesit.

Share your love