Türkiye rrit pagën minimale me 49 për qind…

Paga e re minimale do të jetë 17.002 lira turke (rreth 579 dollarë), njoftoi presidenti Erdoğan.
Share your love

Türkiye rriti pagën minimale mujore në 17.002 lira turke (rreth 579 dollarë) për vitin 2024, njoftoi sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Paga u rrit me 49 për qind, nga 11.402 lira turke (388 dollarë), tha Erdoğan në “X”.

“Me shumën e re, jemi të kënaqur që kemi përmbushur edhe një herë premtimin tonë për të mos shtypur punonjësit tanë kundër inflacionit”, tha nga ana tjetër ministri turk i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore Vedat Işıkhan para mediave në kryeqytetin Ankara.

Share your love