U arrestua nga SPAK/ Berisha publikon foton e makinës së Pëllumb Gjokës, parkuar para qendrës së votimit…

Share your love

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një foto që tregon për masakrën elektorale të 14 majit në Shkodër.

Berisha ka publikuar foton e makinës së Pëllumb Gjokës, arrestuar gjatë orëve të fundit nga SPAK, e cila qëndron e parkuar para një qendre votimi në Velipojë për të terrorizuar dhe kërcënuar banorët që ata të votojnë kandidatin e Rilindjes.

Mesazhi:

Kjo është makina e kriminelit Pëllumb Gjoka, mikut të ngushtë të Edi Ramës dhe investitorit strategjik. Me datë 14 maj kjo makinë ka qendruar para qendrës së votimit 324, Velipojë për të tmerruar zgjedhësit, kurse banda Gjoka kishte pushtuar qendrat e tjera. #sb

Share your love