U FEJUA PAK DITË MË PARË, VRITET NË SHKUP KËNGËTARI DHE BLOGERI SHQIPTAR…

Share your love

Amar Ismani, këngëtar dhe bloger i njohur në Shkup është vrarë me armë zjarri gjatë një përleshje mbrëmjen e kaluar.

I riu, i cili kishte pak ditë që ishte fejuar, është vrarë mbrëmjen e kaluar në Shkup, në rrugën e njohur si “Rruga e Plastikave”.

Nga ky sherr, motivet e të cilit ende nuk dihen, kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë.

Familjarët e 29-vjeçarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi. Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, kanë shkruar familjarët në Facebook.

Share your love