U kap me kallash brenda makinës së blinduar, 5 vite burgim Sherrnikut dhe Flutura Berishës. Ngjarja 1 muaj pas vrasjes së Brilandit…

Share your love

Gjykata e Lezhës, ka dënuar me 5 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe Municioneve”, Nikoll Sherrnikun, i arrestuar në 17 Gusht 2022 në zonën e Shëngjinit, teksa udhëtonte me një automjet të blinduar dhe me vete mbante një armë automatike dhe radio.

Me të njëjtën masë dënimi është dënuar dhe Flutura Berisha,e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar ku qëndronte edhe Nikoll Sherniku.

Arrestimi i Sherrnikut ndodhi 1 muaj pas vrasjes së trefishtë të Briland Martinaj, Deklen Vata dhe Besmir Hoxha,ngjarje kjo e ndodhur në mikalimin e Fushë-Krujës.

“Ora News” ka mësuar se vecc “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, Nikoll Sherrniku, është deklaruar fajtor dhe dënuar edhe për akuzën e ”Largimit nga vendi i caktimit nga gjykata për të qëndruar”.

Sherrniku, rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.

Sherrniku së fundmi teksa ndodhej në burg është arrestuar nga policia e Tiranës, për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Share your love