“U mor peng dhe e varrosën”/ Gazetari: Në TikTok ka qarkulluar VIDEO kur vritet një shqiptar i Veriut…

Share your love

Gazetari Artan Hoxha, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit”, teksa po fliste për “TikTok”-un dhe rrjetet sociale.

Sipas Hoxhës, në këtë rrjet social ka qarkulluar një video e frikshme ku një person nga veriu i Shqipërisë është marrë peng, është vrarë dhe është varrosur. I gjithë ky akt, sipas gazetarit është filmuar dhe është publikuar në rrjetin social TikTok, por është fshirë shpejt.

“Aty kam parë video të frikshme, po mirë që e kanë hequr shpejt. Është vrarë shqiptari, është marrë peng, është filmuar, është vrarë, e kanë varrosur, është filmuar i gjithë veprimi. E kanë varrosur me gjithë çfarë ka pasur me vete dhe e kanë hedhur në TikTok. Shqiptar ishte, nga veriu. Video e frikshme”, – deklaroi Artan Hoxha.

Share your love