“Udhëtimi i fundit” mes pellgjeve me ujë/ Banorët thirrje kryetarit të bashkisë Shkodër: Ktheni sytë nga kjo zonë…

Të shkosh në ditë me shi në varrezat publike të Shkodrës në Stom Golem, është gati e pamundur për të lëvizur si në këmbë, po ashtu edhe me makinë. Kjo për shkak të rrugës që kalon përmes tyre, e degraduar në pellgje uji.Ka shumë vite në këtë gjendje, megjithatë nuk është ndërhyrë asnjëherë për rregullimin e saj. Kjo ka bërë që shumë varre të dëmtohen nga uji.

Një prej banorëve të zonës Zef Toka thotë se është i prekur nga kjo situatë e cila ka 20 vite në këtë gjendje. Zef Toka ka një thirrje për kryetarin e bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Prej vitesh shqetësimi për këtë rrugë që kalon përmes varrezave është bërë prezent me dhjetra herë nga mediat dhe qytetarët por nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim për përmirësimin e saj.Kjo gjë tregon edhe mungesën e respektit për ata që nuk jetojnë më.