UEFA i dha të drejtën Shqipërisë, katër stadiumet ku do zhvillohet Euro 2025 për 17-vjeçarët…

Shpërndaje

UEFA ia besoi Shqipërisë mikpritjen e finaleve të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Ndeshjet të zhvillohen në “Air Albania Stadium”, në Tiranë,  “Elbasan Arena”, në Elbasan, “Loro Boriçi” në Shkodër dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Veç ndërhyrjes në disa pjesë për rregullimin e infrastrukturës në stadiume, FSHF-ja së bashku me pushtetin lokal do duhet të ndërtojnë edhe tetë qendra stërvitore me bar natyral, që do ndihmojnë skuadrat me stërvitjet para ndeshjeve.

Stadiumet shqiptare do presin ndeshjet e fazës së grupeve, ato gjysmëfinale dhe finalen e madhe që do zhvillohet në “Air Albania”.

Shpërndaje