Universiteti i Shkodrës/ Fakulteti i Shkencave Shoqërore, numër të ulët regjistrimesh…

Këtë të premte (15 shtator) ka nisur raundi i dytë i regjistrimeve në Universitete. Bazuar në të dhënat që ofron UAlbania, Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Shkodër gjatë raundit të parë nuk ka patur regjistrime të kënaqshme.

Zëvendesdekania, Ermira Alija këtë e lidh me disa faktorë siç janë mungesa e promovimit, çështja e mesatares si dhe interes i ulët në tregun e punës.

Një pjesëmarrje e vogël, por mendoj që nuk ka pasur edhe kohë për të reklamuar universiteti gjithë mundësitë që ofron. Me prioritet shihen degët që kanë më shumë mundësi punësimi”, tha ajo.

Shpesh herë mungesa e një numri të lartë studentësh duhet të shihet edhe në aspektin pozitv thotë Alija, duke ftuar kandidatët për student në dy raundet e tjera.

Shkodra turistike ashtu si e gjithë Shqipëria e viteve të fundit, duhet të shërbejë si inkurajim për të rinjtë që të zgjedhin degën Gjeografi apo Turizëm.

Aktualisht disa degë si historia apo gjeografia vijojnë të jenë me 1 apo 2 studentë të regjistruar. Kandidatët për studentë kanë afat edhe përgjatë 2 raundeve që të bëhen pjesë e auditorëve.

Deri në këto momente të vetmet degët që kanë mbushur kuotat në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë Infermieri dhe Mami.