Ura e re e Bunës vijon të dëmtohet/ Në disa pjesë të asfaltit janë krijuar gropa…

Share your love

U ndërtua në vitin 2011 me një fond që kapi shifrat e mbi 7 milion dollarësh Ura e re e Bunës në qytetin e Shkodrës duket se nuk është në gjendjen e sa më të mirë të mundshme.

Problematikat janë nga më të ndryshmet në këtë urë e në zonën për rreth pasi fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës, duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve komanduese.

Por degradimi i kësaj ure vijon edhe më tej me faktin se në shumë pjesë të saj janë krijuar edhe gropa, ndërsa pjesa e asfaltuar ka nisur të çahet. Këto gropa sjellin edhe dëmtimin e urës por njëkohësisht edhe të automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në stinën e verës pasi kjo urë është një nyje lidhëse me Malin e zi por edhe pikat turistike të Shirokës dhe Zogajve.

Share your love