Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 51 vjeçari në Vau Dejës…

Share your love

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Komisariati i Policisë Vau i Dejës arrestoi shtetasin B. Ll., 51 vjeç, banues në fshatin Dejë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

•Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. K., 49 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe i është kthyer nënës;

-E. V., 65 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, pasi ka goditur me grushte një 68-vjeçar, për motive të dobëta.

•Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. L., 57 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në subjektin (hotelin) e tij.

•Komisariati i Policisë Pukë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. N., 63 vjeç, banues në Pukë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi I. N., se 63-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share your love