Vau Dejës, turizëm në çdo stinë…

Share your love

Sezoni turistik këtë vit në Vau Dejës ka nisur herët, por Bashkia e këtij qyteti zgjodhi që celja e sezonit të bëhëj edhe në mënyrë simbolike, duke përfshirë një sërë aktivitetesh. Kryetari i Bashkisë Kristian Shkreli tha se krahas investimeve, pjesë e vëmendjes së bashkisë do te jetë promovimi i zonës se Vau Dejësit dhe resurseve të saj. Shkreli bëri me dije se po punohët edhe në një tjeter drejtim, atë të krijimit të linjes panoramike lundrim me anije nga Vau Dejës në Koman, duke anashkaluar edhe segmentin e amortizuar të rrugës së Komanit, e duke i dhënë kështu mundësi cdo vizitori që të shijojë këtë zonë përmes lundrimit.

Si pjesët më të rëndësishmë turistike Kryebashkiaku përmendi:
Qendrën Muzeore ”Ndre Mjeda”
Rrënojat e Ipeshkëvisë së Sapës
Vendbanimi i Komanit (Dalmacja e Vjetër)
Kalaja e Danjës, Vau Dejes
Qyteti Mesjetar i Sardës (Shurdhahu)
Kisha e Shën Mërisë, Vau Dejës
Kalaja e Sapës
Varreza e Lashtë e Komanit
Banesa e Martin Camaj
Kalaja e Vigut
Liqeni Vau Dejës
Liqeni i Komanit
Fusha dhe shpella e Liqethit e shumë te tjera.

Ndërkohë, Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cilësoi këtë zonë me një bukuri të pamatë. Spiropali tha se qarku i Shkodrës, i patrajtuar ekonomikisht siç duhet për shumë vite, duhet të marrë vemendjen e duhur.

Bukuritë që të ofron Vau Dejës janë të shumta. Mjafton një shpirt eksplorues dhe destinacionet turistike gjenden lehtë, shpesh ato janë edhe më afër seç e kishe menduar. Edhe kur sinjalistika mbetet e varfër, janë njerëzit ata që shumë mirë mund të orientojnë. Një panoramë magjepëse të rremben teksa udhëton në kilometrin e parë për Koman. Sipërfaqja e liqenit e rrethuar nga kurora e gjelbërt e pishave është befasuese dhe menjëherë të krijohet përshtypja se një ditë e vetme është e pamjaftueshme për ta eksploruar këtë bukuri që të ofrohet. Bukuritë e liqenit të shijojnë edhe më shumë kur je në shoqërinë e miqve.i tillë ishte konceptuar të ishte edhe celja e sezonit turistik, që për Vau Dejësin mendohët të jetë më i miri.

I pasur me turizëm liqenor, malor, historik, gastronomik dhe një natyrë të mrekullueshmë, Vau Dejësi është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik. Garat me kajak në mbyllje të aktiviteteve që zgjatën për rreth 3 orë, i dhanë edhe më shumë bukuri kësaj dite e cila uron Mirëseardhjen turistëve në bukuritë që Vau Dejës dhe zonat përrreth tij ofrojnë.

Share your love