![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/IMG-20231215-WA0023-1024x147.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
11 vite më parë, u nda nga jeta Prokurori i Krimeve të Rënda, Xhevat Hana.
Familjarët hodhën menjëherë dyshimet se Hana është vrarë duke u helmuar, por ngjarja ende sot pas më shumë se një dekade mbetet e pazbardhur.
Vëllai, Selami Hana, kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga jeta. Bishat vrastare të pushtetit i kanë duart me gjak, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
“Në 11-vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kane kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231210_214632_0000-1024x256.png)
Drejtësia për vëllain tonë po vonon dhe do të vonoje përsa kohë që personat që kane kryer këtë krim janë të pushtetshëm dhe qëndrojnë të ulur në karriget e ligjvënësit. Nga vëllezërit dhe motrat”.
Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu.
Ai ishte i vetmi që çoi në gjykatë njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes, përkatësisht Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin që dyshohet se zhdukën biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili kishte filmuar takimin trepalësh të ish-presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum.