Velipojë/ Një 60 vjeçar nxirret nga deti i pajetë…

Share your love

Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës.

Trupi i 60-vjeçarit, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 60vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas

burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Share your love