“Vëllain e kam shumë sëmurë”, Spartaku tregon kushtet e këqija të konviktit të jetimores së Shkodrës

Share your love

Spartak Sofija dhe Albert Rrekaj janë të ftuar sot në “Zonë e Lirë”. Ata janë dy jetimë nga Shkodra. Spartaku vazhdon të jetojë në konviktin e jetimores së Shkodrës dhe ka bërë të ditur se kushtet janë shumë të këqija.

“Jetoj bashkë me shokët e mi këtu. Kur ishim te shkolla e muzikës, ishim shkëlqyeshëm. Na sollën këtu pastaj, arsyeja tha drejtori është se janë vajzat atje. Kur kam shkuar i kam parë, janë skandaloze. As bukë me hëngër s’ka. Nëna më ka vdekur, kam fol me babin tani afër dhe më ka thënë se nëna ka vdekur nga infarkti në zemër. Kam hallin e vëllait tim, binjakun tim, është i sëmurë, qëndron në konvikt. Deputeti Harusha më ka ndihmuar për t’i blerë ilaçe dhe ato që ka pasur nevojë vëllait. Babai nuk interesohet se jemi 5 vëllezër gjithsej, nëna jonë ka bërë 5 fëmijë, ne dy të mëdhenjtë na ka lënë në jetimore. Nuk kishte kushte të na mbante.  Unë merrem me pastrim xhamash nëpër lokalet e Shkodrës”, ka thënë Spartaku.

“Për Voltanën dua t’i them nëse është e mundur të na heqi sa më shpejt nga ajo godinë”, tha Spartaku. “I bëj thirrje bashkisë së Shkodrës të marri baza sa më shpejt të bëhet kjo shpërndarje, janë 50 jetimë në Shkodër që kanë dalë nga institucioni, që janë akoma në konvikte ose rrinë në shtëpi me qira”, ka thënë Alberti.

Share your love