Vëmendje e munguar/ Banorët e “Mark Lula”: Vuajmë ndër vite mungesën e infrastrukturës…

Ndonëse një zonë e cila është vetëm 3 km larg qendrës së qytetit, prej dekadash vijon të vuajë mungesën e infrastrukturës, ndërsa banorët kanë të njëjtin apel, nevojë për ndërhyrje
Share your love

Gurë të vendosur përgjatë rrugës, dhe cizme, si e vetmja mundësi për të qarkulluar këtë të mërkurë në rrugicat e lagjes “Mark Lula “ në Shkodër.

Ndonëse një zonë e cila është vetëm 3 km larg qendrës së qytetit, prej dekadash vijon të vuajë mungesën e infrastrukturës, ndërsa banorët kanë të njëjtin apel, nevojë për ndërhyrje

Këto rrugica janë dëmtuar vit pas viti, pa patur ndërhyrje as në mirëmbajtje e as në asfaltim. Më problematike situata mbetet për të vegjlit të cilët e kanë thuajse të pamundur për të shkuar në shkollë. Ashtu sikurse në 30 vite, edhe këtë dimër banorët e kësaj zone kanë të vetmen shpresë, përmbushjen e premtimeve të dhëna për rikonstruksion të rrugës

Share your love