![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/IMG-20231215-WA0023-1024x147.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Nelson Hysa ka marrë fitoren e 14-të në karrierë, pasi boksieri shkodran ka hedhur “Knock Out” pas vetëm 57 sekondave në raundin e parë Luis Jose Marin Garcia.
Në “Challange Club Arena” në Offenbach të Gjermanisë, shkodrani nuk e ka lënë rivalin të “merrte frymë”, duke e rrëzuar në ring pas më pak se 1 minute. 38-vjeçari venezuelian nuk i ka bërë ballë shtatëlartit shkodran, që pikën më të fortë ka gjatësinë.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231210_214632_0000-1024x256.png)
Për peshën më shumë se 90 kilogramë në kategorinë WBC, Hysa ka siguruar fitoren e 14-të në karrierë dhe të 12 me K.O. Pak javë më parë 39-vjeçari nga Shkodra ia doli të renditej në pozitën e 35-të në botë