VIDEO/ Goditi me shuplakë e shkelm të miturin, e ‘pëson’ gruaja në Shkodër…

Share your love

Një 31-vjeçare e identifikuar me inicialet A.Z është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës këtë të dielë pasi ka dhunuar një të mitur. Pamjet e publikuara nga “JOQ” tregonin zonjën duke qëlluar me shuplaka në kokë 9-vjeçarin dhe më e godet me shkelm. Dosja në ngarkim të saj ka kaluar tashmë në Prokurorinë e Shkodrës. 

Video e dhunës: 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Z., 31 vjeçe, banues në fshatin Belaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një të mituri 9 vjeç, banues në Shkodër.

Share your love