VIDEO/ Ministri Balla: Nga 300 mijë bimë të asgjësuara, 200 mijë në Shkodër…

Share your love

Koha e të fortëve ka mbaruar , ndërsa sfida për vitin 2024 është goditja e grupeve kriminale dhe lufta ndaj narkotikëve. Ky ishte mesazhi që përcolli nga Shkodra ministri i brendshëm Taulant Balla, ku mori pjesë në analizën e punës gjatë vitit 2023.

Sa i takon kultivimit të bimëve narkotike, Shkodra, tha ministri Balla, vazhdon të kryesojë top listën, për faktin se nga 300 mijë bimë narkotike të asgjesuara në vend, 200 mijë bimë i përkasin territorit të Shkodrës.

Më tej ministri i brendshëm foli edhe për procesin e  vettingut në polici, ku tha se po jep rezultate.

Në këtë analizë, ku merrte pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, ministri Taulant Balla ka qenë kritik ku kërkoi të punohet më shumë për luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Share your love