![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2022/05/png_20220505_122819_0000-1024x512.png)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Policia Rrugore e Shkodrës
Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar.
Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231203_150207_0000-1024x256.png)
Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave: janë proceduar në gjendje të lire 5 shtetas për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore:
•Janë ndëshkuar 323 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2023/12/20231210_214632_0000-1024x256.png)
•Janë ndëshkuar 88 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
•Janë ndëshkuar 23 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
•Janë ndëshkuar 15 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
•Janë ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•Janë ndëshkuar 142 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, nga të gjithë përdoruesit e rrugës.