VIDEO/ Skandal në burgun e Reçit, i dënuari tregon “armatimet” që ka në qeli: I mbaj për sigurinë time…

Share your love

Duket se burgu i Peqinit, nuk është i vetmi ku futen armë brenda qelive, pasi hije skandali po ndihen dhe në burgun e Reçit në Shkodër.

Një i ri, përmes një video të dërguar tek JOQ Albania, ka treguar “armatimet” që mban në qeli, ku pretendon se i mban për “sigurinë e tij”, teksa akuzon zyrtarët e burgut se janë të korruptuar. Bëhet fjalë për të riun Dur Ndou i datëlindjes 1994, i transferuar nga burgu i Fushë krujës tek ai i Reçit, siç prezantohet ai, teksa posedon disa armë të ftohta.

Mbetet për t’u parë reagimi i institucioneve përgjegjëse lidhur me vërtetësinë e këtyre pamjeve skandaloze që shfaqen videon që po qarkullon me shpejtësi.

Por jo vetëm kaq, nëse këto pamje janë të vërteta atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë jashtë kontrollit në institucionet e burgjeve në vend.

Share your love