VIDEO/ Trajneri Vllaznisë flet pas kualifikimit për Kupë: Ja kur do të shofim në fushë afrimet e reja…

Qatip Osmani ka qenë i kënaqur me kualifikimin me rezultat bindës 4-0 të Vllaznisë ndaj Flamurtarit. Trajneri i skuadrës shkodrane, ka theksuar se kishte aktivizuar titullarët për të shmangur ndonjë befasi në këtë sfidë ndaj vlonjatëve.

“Rezultati tregon se vlen, mendoj se fillim i lojës nuk ishte i lehtë. Edhe pse janë ndeshje të rrezikshme në Kupë, se befasitë ndodhin gjithmonë. Megjithatë, bravo u qoftë futbollistëve, kishin 100% mobilizim dhe me kalimin e minutave dhe ndeshjes, erdhën edhe golat.

Është një garë për trofe dhe sigurisht që çdo lojtar e klub dëshiron në fund ta fitojë këtë Kupë.

Befasia në Kupë ndodh jo vetëm në Shqipëri, edhe në shtete e kampionate të tjera, ndaj ishim të kujdesshëm. Rezultati na mundësoi që të bënim ndonjë freskim të ekipit dhe të thirrnim lojtarët për ndeshjen që na pret në vijim. Të them të drejtën kisha dyshim që ta nisja me formacion të plotë apo kombinuar. Por hyrja e lojtarëve të tjerë nuk u pa shumë në loën tonë.

Sigurisht është e një rezultat bindës, i cili na jep një qetësi para ndeshjes me Partizanin.

Ku do aktivizohen afrimet e reja? Përgatitja fizike është problemi. Braziliani mendoj se pas ndeshjes me Partizanin do të jetë i gatshëm. Ajdareviç? Lojtar që ka luajtur në Suedi, luan në disa pozicione, është ofensiv dhe kemi marrë informata prej klubit ku ka luajtur dhe mendoj se do na ndihmojë në qëllimet tona. Mendoj se sipas informatave që kemi, ndoshta jo sa braziliani, mund të kthehet më shpejt në formë”, tha Osmani para gazetarëve pas sfidës.