Vijon aksioni i IKMT, 41 objekte pa leje në Velipojë  do prishen nga IKMT…

Prej tre ditësh Inspektoriati Kombëtarë i Mrotjes së Territorit po vijon aksionin për shembjen e  strukturave prej druri, që funksionojnë si lokale plazhi përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Kryesisht janë struktura druri , beach bare,  të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës.

Ditën e sotme aksioni ishte përqendruar ne zonën e Vilunit .

Mësohet se do të jenë 41 objekte pa leje brenda brezit të rërës dhe gjatë shëtitores së plazhit në Velipojë që do prishën nga IKMT.

Ndërkohë,  rreth 65 efektivë të policisë së Shkodrës marrin pjesë në aksion, ndërsa forcat e operacionale janë në mbështetje të inspektoriatit.