Vijon dëmtimi i By Pass-it, ende asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse

U deshën më shumë se një dekadë për të përfunduar, e vetëm në pak muaj për ta shkatërruar. Kjo është situata me By Pass-in e Shkodrës i cili i është nënshtruar sistematikisht dëmtimeve. 

Heqja dhe dëmtimi i  parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje . Krahas parmakëve anësorë shpëtim nga dëmtimet nuk kanë gjetur as shtyllat e ndriçimit.

By Pass-i është ende në faze kontrolli, dhe si investim nuk është marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor e as nga pushteti vendor. Një vepër e cila dita ditës po rrezikon të degradojë. Ky investimi  rëndësishëm, i cili përfundoi rreth dy vite më parë  u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.

Ndërsa, dy vite nga inaugurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga persona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugorë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni.