Virozat e stinës/ Hysa: Më të prekurit, fëmijët dhe të moshuarit, rreth 500 raste në Shkodër…

Rreth 500 përsona janë prekur nga virozat gjatë kësaj jave në rajonin e Shkodrës . Kryesisht më të prekurit nga gripi janë moshat  pediatrike gjithashtu edhe të moshuarit.

Mjekja epidemiologe Dhurata Hysa thekson se shenjat që shafaqen tek prekurit me grip janë temperatura mbi 38 gradë celcius dhe kolla.

Mjekja Hysa apelon për marrjen e vaksinës kundër gripit për grupet që kanë rrezik më të lartë të preken nga virozat e stinës së dimrit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Mbi 14 mijë persona janë prekur në vendin tonë nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht.