Virozat stinore tek të vegjlit/ Naraçi: Rreth 130 vizita në ditë, 4 fëmijë në reanimacion…

Java që po lëmë pas ka shënuar rritje të rasteve me virozë tek të vegjlit. Pasditja dhe orët e mbrëmjes janë më të ngarkuara për repartin pediatrik në Shkodër. Kjo edhe për shkak të mbylljes së qendrave shendetësore. Shefja e repartit pediatric, Greta Naraçi, tregon çdo ditë mjekët përballojnë 100-130 vizita, ku nuk kanë munguar as rastet me komolikacione, 4 prej tyre janë shtruar në reanimacion

Naraçi thotë se ka rikthim edhe të rasteve me covid, ndonëse simptomat janë thuajse të njejta me virozat stinore.

Bluzat e bardha apelojnë drejt prindërve që të mos u drejtohen farmacive pa patur më parë një vizitë tek mjeku specialist.

Mosha më e prekur nga virozat stinore është 5-15 vjeç. Ambjenti, parandalimi i grumbullimeve në ambjente të mbyllura  dhe ushqimi i shëndetshëm janë alternativa më e mirë për përballimin e virozave stinore.