Vllaznia, darkë me figura të futbollit në pragndeshjen me Egnatian…

Kuqeblutë e Vllaznisë ka lënë qytetin e Shkodrës duke u zhvendosur në periferi ku është grumbulluar në një nga komplekset turistike të njohura në Barbullush.

kërkim të një motivimi sa më maksimal në shërbim të ndeshjes shumë të rëndëisshme të pasdites së mërkurë përballë Egnatias, drejtuesit e klubit kanë organizuar një darkë të zgjeruar duke bashkuar me skuadrën përsonazhe të njohura të futbollit shkodran.

Tre prej tyre janë dy ish futbollistët Vioresin Sinani dhe Suad Lici, të cilët kanë fituar trofe me Vllazninë, si dhe Lazër Matija, i cili është futur në histori duke u shpallur dhjetë vite radhazi kampion kombëtar me Vllazninë e futbollit femra.

Krahas një përshëndetje miqësore nga ana e presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi për të pranishmit, me interes janë ndjekur edhe përshëndetjet dhe mesazhet e përcjella nga ana e tre personazheve të ftuar, të cilët i kanë uruar futbollistëve dhe stafit teknik suksese në përballjen e së mërkurë ndaj Egnatias me shpresë dhe besim se Vllaznia do të kualifikohet në finale e Kupës së Shqipërisë.