![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2019/11/souvenir-Albania-1024x145.jpg)
![](https://www.realitetipost.net/wp-content/uploads/2024/01/IMG-20231215-WA0023.jpg)
Kriza financiare nuk e ka ndalur Vllazninë të marrë fitoren në ndeshjen e parë pas rikthimit.
Kuqeblutë e udhëhequr nga Mirsad Jonuz kanë marrë një fitore të pastër kundër Flamurtarit, që e nis ashtu si e ka lënë, me humbje.
Takimi përfundoi në shifrat 1-3, ku i pari që do të gjente rrjetën ishte kapiteni Gilman Lika.
Pjesa e parë nuk do të rezervonte gola në Vlorë, ndërsa e kundërta ndodh në fraksionin e dytë të lojës. Falë penalltisë në minutën e 70 Vllaznia gjen avantazhin. Por pa kaluar shumë kohë do të ishte braziliani Junior që do të dyfishonte shifrat për klubin shkodran, teksa në të 75-tën do të tundte rrjetën.
Kapiteni Lika do të shënonte përsëri për shkodranët në minutën e dytë të shtesës, ndërsa vlonjatët u kundëpërgjigjën vetëm 2 minuta më pas me golin e nderit të shënuar nga Souza.
Me sa duket krenaria është e fortë te Vllaznia e Jonuz, që edhe pse e gjendur mes 1001 halleve e problemeve ia del të fitojë në fushën e lojës. Me 3 pikët e marra ditën e sotme, kuqeblutë arrijnë Partizanin në tabelën e renditjes, i cili do të zbresë në fushë në mbrëmje.
FLAMURTARI: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Vrapi, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Kadriaj, Karlos Henrike, Ribaj. Trajner: Marselo Troisi
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Zogaj, Shtubina, Zhunior. Trajner: Mirsad Jonuz/SportExpres/