Vllaznia kalon në gjysëm finale të Kupës, goleadë ndaj Erzenit…

Vllaznia është skuadra e fundit që siguron gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët eliminuan jo me pak vështirësi Erzenin në çerekfinale.

Ndonëse shijakasit nga minuta e 40-të luajtën me 10 lojtarë, pas ndëshkimin me të kuq të Atandës, ia dolën ta dërgojnë sfidën në shtesa.

Pjesa e parë, u mbyll 2-0 për Vllazninë, pas golave të Malës dhe Balajt. Në të dytën, Erzeni ia doli të barazojë, falë një autogoli të Stojanovic, ndonëse në inferioritet numerik.

2-1 për Vllazninë dhe ndeshja shkoi në shtesa, për shkak se miqtë kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë.

Në 30 minutat e shtesës, kuqeblutë ishin të papërmbajtshëm, duke shënuar katër herë. Gomes me tripletë dhe Balaj, ishin autorët e golave, që vulosën shifrat në 6-1 për Vllazninë.