Vllaznia kampione për të 15-tën herë radhazi/ Kryetrajneri, Albert Marashi, kërkon rekordin historik të Shqipërisë!…

Share your love

Titulli kampion i fituar këto ditë në “Elbasan Arena”, ishte i 15-ti radhazi për Vllazninë e atletikës së meshkujve. Një sukses ky i jashtëzakonshëm i komunitetit të atletikës shkodrane, e cila prej disa vitesh udhëhiqet nga kryetrajneri Albert Marashi duke pasur në krah kolegët e tij profesionistë Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj.

Titulli i 15-të radhazi është një rekord më vete, por kryetrajneri Marashi kërkon të thyejë një tjetër rekord, atë të gjithë historisë së atletikës shqiptare, kur thotë se Vllaznia që nga viti 1930 ka 27 tituj kampion ndaj 29 të Partizanit, ndaj deklaron se kuqeblutë do t’ia thyejnë rekordin të kuqve.

Besimi i thyerjes së këtij rekordi për kryetrajnerin Marashi është tek puna profesionale që stafi teknik bën me ekipin e parë, por sidomos edhe me ekipet e moashave, ku edhe aty Vllaznia është kampione e Shqipërisë.

Share your love