Vllaznia shijon humbjen ndaj Kukësit…

Kjo duket se ishte java e befasisë në Superiore. Në ditën e djeshme ishte Teuta që fitoi kundër Partizanit dhe Skënderbeu që mori tre pikët kundër Egnatias. E teksa të gjithë prisnin që magjia e momentit, Vllaznia, të merrte për herë të parë kryesimin, kjo nuk ndodhi.

Kukësi vazhdon me rezultatet pozitive dhe këtë herë mposhti 2-0 Vllazninë, duke prishur gjithë ecurinë brilante të shkodranëve. Goli i parë i takimit erdhi nga Solodonvicov në minutën e 73, ndërsa 6 minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar që ndëshkoi për herën e dytë Vllazninë. Me këtë fitore Kukësi tregon qartë se nuk është dorëzuar në Superiore, ndërsa ekipi i Qatip Osmanit merr shkundjen e parë pas disa fitoreve pozitive radhazi.